E çuditshme: Deputeti i propozon martesë partnerit në Parlament

Ndryshe

E çuditshme: Deputeti i propozon martesë partnerit në Parlament

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 10:13
Propozimi i Tim Wilson për Ryan Bolger, i cili ishte ulur në galerinë publike, u prit me një “PO” me zë të lartë, duke riafirmuar një betim që ata bënë nëntë vjet më parë.

Një deputet australian i ka propozuar martesë partnerit të tij gjatë një debati parlamentar mbi legalizimin e martesës së të njëjtit seks.

Propozimi i Tim Wilson për Ryan Bolger, i cili ishte ulur në galerinë publike, u prit me një “PO” me zë të lartë, duke riafirmuar një betim që ata bënë nëntë vjet më parë.

Parlamenti filloi debatin mbi projekt-ligjin për martesën e seksit të njejtë të hënën, pesë ditë pasi u miratua nga Senati.

Wilson besohet të jetë deputeti i parë që ka bërë një gjë të tillë, të pazakontë në Parlament, thanë zyrtarët.

“Në fjalimin tim të parë, unë kam përcaktuar lidhjen tonë nga unaza që gjendet në duart tona. Unazat janë përgjigje për pyetjen që nuk mund ta bëjmë”, tha deputeti Wilson në fjalimin e tij, i mbytur në emocione.

“Pra, ka vetëm një gjë për të bërë. Ryan Patrick Bolger, a do të martohesh me mua?”, përfundoi ai këtë fjali.

Kjo pyetje u prit me duartrokitje të shumta.

Kryesuesi i këtij sesioni parlamentar e përgëzoi çiftin përpara se të konfirmonte se përgjigjja e Bolger ishte regjistruar edhe zyrtarisht në transkriptet e Parlamentit.

Më parë, deputeti Wilson kishte folur për përvojën e tij duke u rritur si një adoleshent homoseksual dhe duke u përpjekur ta ndryshojë një gjë të tillë.

“Ky projektligj godet në zemër këtë stigmë dhe trashëgiminë e saj”, tha ai.

Wilson është një nga 77 deputetët që do të flasin mbi këtë projektligj derisa votimi ka të ngjarë të ndodhë këtë javë nëse nuk ka ndryshime të rëndësishme.

Më poshtë mund ta ndiqni momentin e këtij propozimi në Parlamentin Australian:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat