Ndihma e shpejtë u thirrën për të trajtuar një “person të ngrirë nga bora”, por gjetën diçka krejt të ndryshme

Ndryshe

Ndihma e shpejtë u thirrën për të trajtuar një “person të ngrirë nga bora”, por gjetën diçka krejt të ndryshme

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 23:54
Ambulanca

Banorët e shqetësuar kontaktuan shërbimin e ambulancës sepse panë një figurë të ulur në një bankë, në mesin e borës që po binte.

Por kur mjekët arritën në vendin e ngjarjes në Staffordshire, ata gjetën “pacientin” të cilin nuk mund ta ndihmonin – sepse ishte një statujë.

Sipas mediave të huaja, e gjitha ndodhi pas përgjigjes së një thirrjeje 999 në orën 10:20 më 11 dhjetor, kur ekuipazhi i Ambulancës së West Midlands nxituan në Brampton Park në Newcastle-under-Lyme, Staffordshire, ku ata besonin se kishte një anëtar të publikut që kishte nevojë për ndihmë urgjente mjekësore.

Por, në inspektim më të afërt, personi doli të ishte një skulpturë e ulur.

Statuja e njohur si “Zonja në Park” ka qenë në Brampton Park që nga nëntori 2014, kur është vendosur për të shënuar 100 vjetorin e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore.

Skulptura e përmasave të njeriut paraqet një grua duke lexuar një letër të dërguar nga Forcat e Armatosura duke e informuar atë se anëtarët e familjes kishin vdekur në betejë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat