Polici ndërpriti aksionin shkaku i rrëshqitjes në borë

Ndryshe

Polici ndërpriti aksionin shkaku i rrëshqitjes në borë

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 17:23
Pamje nga video

Derisa po patrullonte në një zonë periferike në Derbyshire të Anglisë, polici i paemëruar është rrëzuar dhe nuk mund të qëndronte si duhet në këmbë.

Meqenëse nuk po mund të lëvizte shkaku i sipërfaqes së rrëshqitshme, është kthyer sërish në makinë dhe la aksionin.

“U nis për të shikuar nëse është dikush brenda veturës së braktisur, por këpucët e tij ishin shumë të rrëshqitshme”, ka thënë një koleg i tij lidhur me rastin.

Fakti që polici qeshte dhe mundohej të ngrihej sërish, është pëlqyer shumë dhe videoja që mund të shihni më poshtë, ka bërë xhiro në internet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat