“Njeriu fluturues” me aftësi të jashtëzakonshme

Ndryshe

“Njeriu fluturues” me aftësi të jashtëzakonshme

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 16:17
Pamje nga video

Një djalë i ri nga Karolina e Veriut në SHBA, po habit botën me talentin e tij të rrallë – kërcim në distanca të gjata.

Dexton Crutchfield është interesant se mund të kapërcej një veturë apo njeriun në këmbë, pa as më të voglin problem.

Ai së fundmi është shfaqur në një video, ku shihet duke bërë kërcime që pakkush mund t’i bëjë, dhe në një moment ai shfaqet në sallën e basketbollit, ku me vetëm një kërcim kalon pothuajse gjysmën e sallës në ajër.

Por, sikur kjo të mos mjaftonte, ai sfidoi veten duke u ngjitur në aparatin e pijeve të gazuara në kënaçe që është e lartë mbi dy metra, se për çfarë bëhet fjalë shikoni videon e publikuar më poshtë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat