Polici zhveshi uniformën dhe xhemperin, për të mbështjellë beben e braktisur

Ndryshe

Polici zhveshi uniformën dhe xhemperin, për të mbështjellë beben e braktisur

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 16:17
Polici me beben e braktisur

Wu Yu nga Yunnan i Kinës, po konsiderohet si hero, pasi hoqi një pjesë të veshjeve, për ta mbajtur ngrohtë një bebe të braktisur.

I porsalindur ishte lënë i zhveshur në park, ndërsa qante dhe dridhej, teksa buzët i ishin nxirë nga të ftohtët.

Meqenëse uniforma nuk bënte punë, Yu hoqi edhe xhemperin për ta mbështjellë dhe derisa e mbante në krah, ia përqafonte duart për ta ngrohur.

Derisa fëmija është dërguar në spital dhe ka gjendje të mirë shëndetësore, forcat e rendit po bëjnë hetime për t’ia gjetur prindërit. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat