“I dashur babagjysh, këtë vit dua qenin që më vodhën”, letra e 3-vjeçarit bëhet virale në mbarë botën

Ndryshe

“I dashur babagjysh, këtë vit dua qenin që më vodhën”, letra e 3-vjeçarit bëhet virale në mbarë botën

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 14:42
Edward Latter

“I dashur Babagjysh, për këtë vit do të doja vetëm një dhuratë: Të kthehej qeni im Morse, unë kam qenë një djalë i mirë gjatë gjithë vitit. Faleminderit, Edwardi”. Ky është apeli i një vogëlushi, letra e të cilit ka bërë xhiron e botës.

3-vjeçari nga Britania, Edward Latter ka shkruar një letër për Vitin e Ri, me ndihëm e babait të tij Richard, pasi qeni i tyre u vodh nga një person javën e kaluar. Dëshira e fëmijës u vë viral në rrjetet sociale.

Image
Edward Latter

“Shpresojmë që hajdutët ta sjellin kafshën në shtëpi, ose ta çojnë në anonimat tek një veteriner”. Pas shumë ditëve kërkim, Edwardi vendosi që i vetmi person që mund ta ndihmonte atë ishte Babagjyshi. Ndërkohë, babai i tij, Richard publikoi fotot e qenit të humbur në mediat sociale, në mënyrë që ta shihnin më shumë njerëz.

Familja Latter u informua nga një fqinj se ky i fundit kishte parë dy persona që fusnin qenin në një mjet. Vogëlushi i cili është në ‘luftë’ me kohën, po pret çastin që të përqafojë mikun e tij katërkëmbësh për Krishtlindje.

“Ishte larguar edhe më parë nga shtëpia”, rrëfeu nëna e 3-vjeçarit për ‘Daily Mail’, ndërsa shtoi se qeni ishte kthyer sërish në shtëpi. “Fillimisht u përpoqëm që t’ja fshinim situatën Edward, duke i thënë se Morse kishte ikur sërish për një ‘aventurë’ të re dhe se do të kthehej së shpejti”, pohoi nëna. Tashmë djali i vogël, Edward, babai dhe nëna e tij, e mbarë bota shpresojnë që historia të ketë një fund të lumtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat