Përse ndjejmë të ftohtë kur shkelim në pllaka dhe jo në qilim

Ndryshe

Përse ndjejmë të ftohtë kur shkelim në pllaka dhe jo në qilim

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 15:26

Transferimi i nxehtësisë...

Si shpjegohen i nxehti dhe i ftohti?

Të gjithë mund ta përcaktojmë se çfarë është e nxehtë apo e ftohtë. Njerëzit kanë tendencë të përdorin fjalën ‘nxehtësi’ për atë që është e ngrohtë dhe ‘mungesën e nxehtësisë’ për atë që është e ftohtë.

Por ngrohja nuk është vetëm një substancë.

Të nxehtit dhe të ftohtit mund të përcaktohen përmes një termometri, mirëpo nuk është e gjitha kjo.

Shembull:

Kur ju dilni nga shtrati me këmbë të zhveshura, cila ju duket më e ftohtë: dyshemeja me dërrasa apo pllakat? Të gjithë e dimë përgjigjen për këtë, mirëpo nuk e kuptojmë domosdoshmërisht se sipërfaqet kanë të njëjtën temperaturë.

Pra në këtë rast për ne pllakat janë më të ftohta, dhe diçka dinamike në këtë rast duhet të ndodhë që ne ‘e ndiejmë’ këtë të ftohtë. Kjo njihet edhe si transferim i nxehtësisë.

Transferimi ndodhë kur nxehtësia rrjedh nga objekti më i ngrohtë në objektin e ftohtë.

Por pse gjërat i ndjejmë të ftohta? Shumica e njerëzve i caktojnë objekte me një përçueshmëri të lartë termike (të tilla si metalet dhe pllakat) si të ftohta, ndërsa objektet me një përçueshmëri të ulët termike (qilimi, letra, materiali izolues), si të ngrohta.

Çelësi është të dish se lëkura e njeriut e ka temperaturën rreth 35 ° C, kështu që kur personi prek diçka në temperaturë më të ulët, nxehtësia do të rrjedhë nga personi në objektin e ftohtë. Sa më i madh ndryshimi i temperaturës, aq më e madhe nxehtësia rrjedhëse.

Pra sa më e madhe përçueshmëria termike, aq më e madhe rrjedha e nxehtësisë. Njohja e transferuar nga këmbët tuaja shpërndahet shpejt mbi pllakën për shkak të përçueshmërisë relativisht të lartë.

Pra këmbët në pllakë humbin nxehtësinë, ndërsa këmbët në qilim përjetojnë shumë më pak humbje të nxehtësisë, nga që shpejtësia është më e vogël.  Nëse shkelni në diçka që është e ftohtë, personi menjëherë ndihet i ftohtë sepse zhduket energjia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat