Ishin të bindur se panë jashtëtokësorët, zhgënjehen kur mësojnë se çfarë ishin drita në qiell

Ndryshe

Ishin të bindur se panë jashtëtokësorët, zhgënjehen kur mësojnë se çfarë ishin drita në qiell

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 09:04
Pamje nga video

Disa banorë në Santiago të Kilit, që panë disa drita të pazakonta në qiell, ishin të bindur se i panë jashtëtokësorët.

Mirëpo, ata u zhgënjyen kur mësuan se ishin disa fluturake ushtarake, që po kryenin ushtrime për një ceremoni diplomimi.

“Gjatë vitit të kaluar, janë parë të njëjtat drita dhe menduam se është ndonjë pjatë fluturuese. Ishin kandidatët për pilotë të ushtrisë, që po bënin ushtrime”, ka qenë shpjegimi për aktivitet.

Këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarë ushtarakë, duke thënë se janë manovrat e njëjta që u kryen edhe para një viti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat