Shokët e befasojnë me një pajisje për video-lojëra, reagimi tij është mbresëlënës

Ndryshe

Shokët e befasojnë me një pajisje për video-lojëra, reagimi tij është mbresëlënës

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 15:47
Pamje nga video

Piper Stowe nga një shkollë fillore në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, organizoi mbledhjen e parave për një pajisje për video-lojëra për shokun e tij.

Nxënësi kishte shkruar në tabelë, se ishte mërzitur shumë që Nintendon që kishte në shtëpi ia kishin vjedhur.

Shokët e tij mblodhën 200 dollarë dhe ia blenë të renë, ndërsa ai nuk mundi t’i përmbante emocionet kur ia prezantuan.

Videoja e postuar më poshtë, tregon momentin mbresëlënës që preku të gjithë në klasë, si dhe shumë shikues që e panë përmes internetit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat