Kujt i ka humbur ky krokodil?

Ndryshe

Kujt i ka humbur ky krokodil?

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 09:19
Krokodili

Kujt i ka humbur ky krokodil? Policia australiane është vënë në kërkim të pronarit të një krokodili të vogël që u gjet duke shëtitur rrugët e Melburnit ditën e Krishtlindjeve.

Reptili u pikas nga kalimtarët që lajmëruan menjëherë policinë. Agjentët treguan më vonë se shkuan në vendngjarje dhe prisnin të gjenin ndonjë hardhucë të madhe, pa i besuar pretendimeve të atyre që telefonuan për një krokodil. Por gjetën pikërisht një të tillë, një krokodil uji të ëmbël 1 metër të gjatë që qëndronte i qetë mbi trotuar dhe që nuk donte t’ia dinte fare për praninë e njerëzve.

Ky detaj, bashkë me faktin se sipërfaqet me ujë të ëmbël janë mjaft larg qytetit, i bëri autoritetet të mendojnë se krokodili i përket dikujt. Aktualisht, reptili i vogël, pasi u mor nga rruga u vendos nën kujdesin e një strehe kafshësh.

Njerëzit në provincën e Viktorias lejohen që të mbajnë krokodilë me gjatësi deri në 2,5 metra si kafshë shtëpiake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat