Në stomakun e pacientit gjenden 152 objekte metalike

Ndryshe

Në stomakun e pacientit gjenden 152 objekte metalike

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 13:27
Ilustrim

Pas operimit të një personi, mjekët rusë u befasuan nga përmbajtja e stomakut të saj, e cila përmbante 152 objekte të ndryshme metalike.

Gruaja 74-vjeçare ruse kishte ardhur në spital për shkak të problemeve krejtësisht të ndryshme, por kontrolli i hollësishëm zbuloi se stomaku i saj përmban 152 vida, gozhda dhe objekte të tjera metalike.

Mjekja Irina Golisheva, e cila kreu procedurën e operimit, konfirmoi se fyti i pacientes është në gjendje të rregullt, por zbuloi se në stomak kjo ishte një sasi të madhe të organeve të huaja metalike.

Pas një ekzaminimi të hollësishëm, ajo gjeti se këto ishin gozhda dhe vidha. Ajo u përpoq duke përdorur një endoskop për t'i nxjerrë jashtë, por ajo arriti të nxjerrë vetëm katër vida. Meqenëse ajo nuk donte ta ekspozonte gruan me rrezik të mëtejshëm, urdhëroi urgjentisht kirurgët për konsultime.

Ndër trupat e huaja që gjetën në stomak pati edhe tel armature të gjata deri 15 centimetra, madje edhe një zinxhir argjendi. Në fund, 152 objekte metalike u hoqën nga stomaku, të cilat tashmë kishin filluar të oksidoheshin. Askush nuk mund të thoshte se sa kohë ishin gjërat atje.

Pacientja nuk mund të shpjegojë se si u gjetën gozhdat dhe vidat në stomak, pasi nuk mund të flasë për shkak se ka pësuar pjesërisht sulm në tru.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat