Zjarrfikësi adoptoi vajzën të cilës ia shpëtoi jetën

Ndryshe

Zjarrfikësi adoptoi vajzën të cilës ia shpëtoi jetën

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 08:58
Marc Hadden

Zjarrfikësi, Marc Hadden, ka bërë dy veprime mjaft humane, pasi ia ka shpëtuar jetën një vajze, dhe më pas e ka adoptuar atë.

Më 14 nëntor 2011, Hadden ishte thirrur në emergjencë pasi që një grua po përjetonte dhimbje abdominale.

Ai e pa veten duke ndihmuar gruan e huaj në procesin e lindjes, ndërsa foshnja ishte vënë menjëherë në dispozicion për adoptim, pasi që nëna e saj kishte thënë se nuk mund të kujdesej për të

Vetëm 48 orë më vonë, Hadden e kishte adoptuar beben dhe e kishte sjellë në shtëpi.

Marc dhe gruaja e tij, Beth, veçse kanë dy djem dhe dëshironin që ta adoptonin dhe një të tretë, pasi që në dy shtatëzënitë e para, Beth kishte pasur komplikime.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat