Festivali i notit dimëror; 300 konkurrentë sfiduan acarin

Ndryshe

Festivali i notit dimëror; 300 konkurrentë sfiduan acarin

Më: 8 janar 2018 Në ora: 07:22
Kinë

Festivali i katër i notit dimëror në Kinë u mbajt në qytetin e lashtë Tai’erzhuang, të ndodhur përbri kanalit të madh Pekin-Hangzhou.

Më shumë se 300 notarë nga Kina, Rusia, Austria dhe Estonia sfiduan të ftohtin e acartë për të shpërfaqur aftësitë e tyre më të mira në një garë goxha të fortë.

“Kjo është hera e tretë që konkurroj në këtë event. Unë personalisht mendoj se ambienti është mjaft i mirë”, shprehet Sun Bogang.

Pjesëmarrëset femra treguan se ndajnë për notin dimëror të njëjtat aftësi dhe pasion si meshkujt.

“Kam pesë vjet që notoj në dimër. Më pëlqen shumë ky sport, unë vetë ndiej se ai më ndihmon për të mbajtur trupin në formë”, shprehet Ma Hong, pjesëmarrëse.

Nga sa shpjegojnë organizatorët, përzgjedhja e këtij qyteti për konkurimin e këtij viti nuk ishte një rastësi.

“Tai’erzhuang-u është një qytet unik, me një histori shumë të veçantë dhe ne si notare dimri, jemi shtegtare, ndaj na pëlqen të kërkojmë vende të veçanta nëpër botë”, thotë Aleksandr Jakovlev, zv/presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Notit Dimëror.

Kanali i madh Pekin-Hanzhou u bë në 2014-tën pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Seksioni tre kilometërsh në zonën e Tai’erzhuang besohet të jetë njëkohësisht ai që është ruajtur më mirë se çdo pjesë tjetër e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat