Gjendet peshku më i rrallë në botë

Ndryshe

Gjendet peshku më i rrallë në botë

Më: 28 janar 2018 Në ora: 21:56
Ilustrim

Zhytësit kanë zbuluar popullatën e dytë të peshqve të kuq, edhe pse lokacioni i tyre i saktë nuk është bërë ende i ditur.

Peshqit e kuq besohet të jenë më të rrallët në botë dhe deri tash vetëm një popullatë prej rreth 20-40 individësh janë gjetur në brigjet e Tasmanisë, në Australi.

Por, tash zhytësit kanë gjetur edhe popullatën e dytë të peshqve të kuq.

Zhytësit nga Instituti për studime të Marinës dhe Antarktikut, kanë zbuluar 20-40 peshq të kuq.

Antonia Cooper, e cila ka ndihmuar në gjetjen e popullatës së re, tha se zbulimi është i rëndësishëm, pasi peshqit e kuq janë shumë të rrallë dhe besohet se ata mund të zhduken.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat