Qenit i ngjitet gjuha nga i ftohti në kapakun e pusetës, kalimtari i rastit e shpëton

Ndryshe

Qenit i ngjitet gjuha nga i ftohti në kapakun e pusetës, kalimtari i rastit e shpëton

Më: 30 janar 2018 Në ora: 10:48
Pamje nga video

Një qen është shpëtuar nga një burrë, pasi i ishte ngjitur gjuha nga i ftohti në kapakun e pusetës.

Ky burrë me zemër të madhe kishte vërejtur qenin duke qëndruar pranë pusetës, dhe pasi iu afrua e kuptoi se i ishte ngjitur gjuha nga të ftohtit në kapakun e pusetës në qytetin Vladivostok në Rusi, ku temperaturat gjatë ditës sillen deri në minus 15 gradë Celsius.

Ai menjëherë mori një shishe me ujë, dhe filloi ta derdh mbi kapakun e pusetës ku edhe i ishte ngjitur gjuha qenit të gjorë. Dhe pasi që në tentimin e parë nuk pati sukses, ai kërkoi nga një mik që t’i sjellë edhe një shishe me ujë, ku për fat të mirë ia arriti qëllimit.

Pasi e shpëtoi nga më e keqja, ai iu afrua qenit për ta ledhatuar, dëshmi kjo që bota vazhdon të ketë njerëz të mirë që kujdesen edhe për kafshët. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat