70 vjet të martuar, burri dhe gruaja vdesin në të njëjtën ditë

Ndryshe

70 vjet të martuar, burri dhe gruaja vdesin në të njëjtën ditë

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 06:26
Ilustrim

Duket si legjendë,por është historia e vërtetë e dy të moshuarve që u larguan nga jeta në 25 janar, pak orë larg njëri tjetrit.

Pas 70 vitesh martesë, Albania Valori 92 vjeç dhe Angiolo Cei, 94, humbën jetën për shkak të moshës së thyer.

Ata ishin martuar në vitin 1949 dhe jetonin në San Miniato. Kishin tre fëmijë dhe disa nipër e mbesa.

Albania vdiq e para, në dhomën e saj, gjatë natës. Bashkëshorti i saj ishte i shtruar në spital dhe nuk ishte lajmëruar për humbjen e së shoqes.

Ndodhi gjithçka në distancë, në një pasdite dimri. Ata u varrosën në të njëjtën orë, në të njëjtin vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat