Qyteti ku nuk gjeni dot shtëpi me qera

Ndryshe

Qyteti ku nuk gjeni dot shtëpi me qera

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 08:23
Ilustrim

Procesi i qeramarrjes në këtë qytet është aq i gjatë sa është përfshirë në librin e rekordeve “Guinness”.

Bëhet fjalë për një prej qyteteve më të preferuara në botë nga turistët dhe jo vetëm. Stokholmi, kryeqyteti suedez, konsiderohet si më i vështiri për të marrë shtëpi me qera të qëndrueshmenë rast se dëshironi të jetoni aty.

Në bazë të të dhënave të marra, llogaritet që të zësh me qera një shtëpi në mënyrë të qëndrueshme, procesi zgjat 9 vjet e nëse e dëshiron këtë shtëpi në disa prej lagjeve më të pasura, procesi mund të shkojë në 20 vjet.

Gjithashtu vështirësia shtohet në momentin që Suedia është e para për numrin e personave që jetojnë vetëm, shkruan Albeu.

Prandaj hapësirat nuk janë aq të mëdha. “Është një eksperiencë e lodhshme dhe frustruese”,- tregon një arkitekte franceze që jeton në Stokholm prej disa vitesh tashmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat