Bëri selfie çdo ditë për nëntë vjet, ja si përfundoi

Ndryshe

Bëri selfie çdo ditë për nëntë vjet, ja si përfundoi

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 19:19
Hugo Cornellier

Hugo Cornellier, një inxhinier 21-vjeçar nga Montreali, ka bërë çdo ditë selfie që nga mosha 12 vjeçare, për të dokumentuar sa ndryshon me kalimin e kohës, shkruan Mirror.

Selfie e tij e fundit është bërë në ditën e dasmës së tij më 30 gusht, që u zhvillua në Mactaquac Park në New Brunswick.

Dhe ndryshimi me kalimin e kohës është shumë i dukshëm…

Cornellier ka shpjeguar në Reddit se videon me përmbledhje të selfie-ve të tij, mund të jetë një dhuratë e mirë për fëmijët e tij të ardhshëm: “Imagjinoni të jeni në gjendje të shikoni një video të ngjashme të cilën njëri nga prindërit e juaj e ka bërë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat