Pëllumbi provon t’i marrë ushqimin, veprimi i vogëlushes ka pushtuar botën - Bota Sot
Pëllumbi provon t’i marrë ushqimin, veprimi i vogëlushes ka pushtuar botën

Ndryshe

Pëllumbi provon t’i marrë ushqimin, veprimi i vogëlushes ka pushtuar botën

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 21:41
Femija

Ky është momenti kur një vajzë e vogël në Kinë i jep një mësim të mirë një pëllumbi kur shpendi po përpiqej të hante nga ushqimi i saj.

Pamjet e filmuara nga një telefon celular tregojnë një pëllumb të bardhë që ulet në dorën e nënës dhe çukit në një qese me ushqim. Vajza e vogël më pas shihet duke kapur pëllumbin nga qafa dhe duke i nxjerrë ushqimin nga goja.

Nëna e vogëlushes u trondit kur pa që vajza mori ushqimin dhe e futi menjëherë në gojën e saj.

Ajo nuk e priste që vajza e saj 1 vjeçare të kapte pëllumbin nga qafa dhe t’i merrte ushqimin.

Videoja është shpërndarë në rrjetet sociale dhe ka marrë shumë reagime dhe komente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test