Një tas i dinastisë Qing del në ankand me vlerë…20 milionë euro! - Bota Sot
Një tas i dinastisë Qing del në ankand me vlerë…20 milionë euro!

Ndryshe

Një tas i dinastisë Qing del në ankand me vlerë…20 milionë euro!

Më: 1 mars 2018 Në ora: 21:45
Ilustrim

Pekin, 1 mars – Një tas mjaft i rrallë i dinastisë Çing, një nga tre të vetmit që njihen, pritet të dalë në ankand në muaj prill, me një çmim rreth 20 milionë euro, duke thyer rekordin e shënuar për një qeramikë kineze, njoftoi sot kompania e ankandeve ‘’Sotheby’s’’.

Me një diametër 14,7 centimetra, ky tas, ku dominon ngjyra e kuqe dhe ku kombinohen teknikat kineze dhe perëndimore si dhe lulet, përfshin edhe lulen e quajtur narciz, që nuk ndeshet shpesh në porcelanet kineze.

Fitimet e kompanive të ankandeve janë marramendëse në ish-koloninë britanike, ku blerësit aziatikë nuk stepen të shpenzojnë.

Diamante, çanta dore dhe qeramika të vjetra kanë tendencë të kapin shifra rekord.

Ekspertët e Sotheby’s Hong Kong kanë pritshmëri që tasi i përdorur nga perandori Kagxi në vitet 1720 të mos mbetet pas gjatë ankandit të 3 prillit.

‘’Është e sigurtë se koleksionuesit e mëdhenj të porcelaneve kineze do të jetë mjaft të interesuar’’, deklaroi zëvendësdrejtori i departamentit aziatik të ‘Sotheby’s’ Nicolas Chow. Do të shohim një përballje të bukur këtë sezon.

”Tasi u ideua në një atelie perandorake të Qytetit të Ndaluar të Pekinit nga një grup i vogël artizanësh me ndihmën e jezuitëve të ardhur nga Europa, të pajisur me teknikat dhe materialet e tyre”, sipas kompanisë së ankandeve.

Sotheby’s e ka vlerësuar me një çmim fillestar prej 200 milionë dollarë të Hong Kongut (20,9 millionë euro).

Tetorin e kaluar, një tas 1000-vjeçar i dinastisë Song u shit me një vlerë prej 32 millionë euro, që shënoi një rekord të ri për një qeramikë kineze.

Ishte më mirë se një gotë vere e dinastisë Ming e blerë në 2014 për 30 milionë euro nga një manjat i Shangait, i famshëm për ofertat e tij marramendëse në ankande.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test