Nusja lë dhëndrin në altar, vë re gjatë ceremonisë se ishte tullac

Ndryshe

Nusja lë dhëndrin në altar, vë re gjatë ceremonisë se ishte tullac

Më: 2 mars 2018 Në ora: 06:44
Foto ilustrim

Një nuse ka anulluar ceremoninë e dasmës pasi ka zbuluar gjatë ceremonisë se dhëndrit po i bienin flokët.

Familja e mjekut Kumar e kishte fejuar atë me vajzën pasi babai i saj qëndroi 3 ditë në shtëpinë e tyre.

Pjesa më e madhe  ditës së madhe shkoi ashtu siç ishte planifikuar, me të ftuarit që po shijonin gatimet dhe fetimet e shumta në një ‘atmosferë shumë të shumtur’.

Çifti madje përfundoi ritualin e shkëmbimit të kurorës, por fatkeqësia ndodhi vetëm kur ata filluan të bënin zotimet e tyre.

Kur Kumar hoqi nga koka kapelen e ceremonisë së dasmës, nusja u trodit sepse zbuloi se ai ishte tullac.

Ajo refuzoi që të martohej me të, duke shkaktuar kaos në ceremoninë martesore pasi të dy familjet u përpoqën kot për ta bindur që të ndryshonte mendje.

Por Kumar kishte vendosur që të kthehej në shtëpi si një burrë i martuar.

Familja e tij apeloi në këshillin lokal të fshatit për ndihmë, i cili sugjeroi që ai të martohej me Neha Kumari, vajzën e një shitësi të varfër.

Çifti u martua në Tempullin Ramjanki para familjes së tij dy ditë pasi u shkatërrua martesa e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat