Nuk kishte borë në çati, Policia zbulon miliona euro kanabis nën kulm

Ndryshe

Nuk kishte borë në çati, Policia zbulon miliona euro kanabis nën kulm

Më: 3 mars 2018 Në ora: 08:50
Policia njoftoi se kanabisi rritej në 4 dhomat e shtëpisë, ku nuk është gjetur asnjë person.

“Pyes veten, pse nuk ka dëborë në çatinë tuaj”?

Mes çative të shumë shtëpive në West Yorkshire të Anglisë binte në sy njëra, e cila në ndryshim nga të gjitha të tjerat në këto ditë të ftohta dhe me dëborë që ka pushtuar Britaninë, ishte e pastër.

Ky detaj vuri në lëvizje policinë, e cila më pas bëri zbulimin e madh, duke gjetur në ndërtesë kanabis me vlerë 800 mijë paund.

322 bimë kanabis rriteshin në çatinë e shtëpisë dhe në një temperaturë shumë herë më të lartë nga ajo e ambientit të ftohtë që ishte jashtë.

Policia njoftoi se kanabisi rritej në 4 dhomat e shtëpisë, ku nuk është gjetur asnjë person.

Fqinjë shprehen se dyshojnë se aty jetonin persona nga Europa Lindore, por ende policia nuk ka arritur të identifikojë asnjë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat