Operojnë në kokë pacientin e gabuar, shkarkohet stafi i spitalit - Bota Sot
Operojnë në kokë pacientin e gabuar, shkarkohet stafi i spitalit

Ndryshe

Operojnë në kokë pacientin e gabuar, shkarkohet stafi i spitalit

Më: 3 mars 2018 Në ora: 14:26
Ilustrim

Stafi i një spitali, nga infermierët deri te Drejtori i tij, janë pushuar nga puna, pas një gabimi të pazakontë të tyre.

Ngjarja ndodhi në një spital të Nairobit në Kenia, ku mjekët kryen një ndërhyrje kirurgjikale te pacienti i gabuar.

Në spital ishin duke u trajtuar dy persona të ndryshëm, njëri prej të cilëve kishte një mpiksje gjaku në tru dhe kishte nevojë për ndërhyrje, ndërsa tjetri trajtohej vetëm për një enjtje.

Mjekët marrin këtë të dytin dhe kryejnë operacionin, ndërsa për orë të tëra kërkonin mpiksjen e gjakut në tru, por pa rezultat, çka bëri që të kuptojnë se kanë ngatërruar pacientit.

Aktualisht është hapur edhe një hetim, ndërsa pritet të mbahet një seancë dëgjimore për këtë rast. Kjo ngjarje vjen vetëm 6 javë pas nisjes së hetimeve për sulme seksuale ndaj nënave të reja, në të njëjtin spital.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test