Fansa të Coca-Colas, tani keni dy shije të reja për t’i provuar

Ndryshe

Fansa të Coca-Colas, tani keni dy shije të reja për t’i provuar

Më: 3 mars 2018 Në ora: 23:42
Coca-Cola

Brendet e pijeve të gazuara këtë vit po na çmendin me shijet e reja dhe Coca-Cola nuk do të ndalet me Diet Coke.

Këtë javë, brendi lanson shijen e parë të re që nga viti 2002, kur u prodhua Vanilla Coke.

Georgia Peach Coke (Cola pjeshkë nga Georgia) dhe California Raspberry Coke (Cola mjedër nga Kalifornia) sapo i janë bashkuar familjes së Coca-Colas dhe janë ‘inspiruar’ nga frutat e dy regjioneve që mbajnë edhe emrat, (Georgia dhe California).

Pijet vijnë me një paketim prej shishesh qelqi në vend të kanaqeve.

Sipas të dhënave në faqen e internetit të Coca-Colas, për shijet e reja është punuar me 9.500 konsumatorë dhe janë testuar më shumë se 30 shije, shumica prej të cilave ishin bazuar në fruta.

Shijet e reja janë në treg prej kësaj jave në dyqanet ushqimore në mbarë Amerikën derisa në bare dhe restorante do të dërgohen së shpejti.

Aktualisht, pjeshka dhe mjedra janë të kapshme vetëm në shishe qelqi prej 350 mililitrash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat