Rruga më e mençur në botë- do t’ju përcjellin në çdo hap

Ndryshe

Rruga më e mençur në botë- do t’ju përcjellin në çdo hap

Më: 4 mars 2018 Në ora: 18:20
?Stratumseind në Eindhoven është njëra ndër rrugët “më të gjalla” në Holandë.

?Stratumseind në Eindhoven është njëra ndër rrugët “më të gjalla” në Holandë. Sidomos në kohën e fundjavës kur holandezët janë të liruara dhe pinë birra, muzikë, por edhe në rrahje.

Autoritetet vendore vendosën të shndërrojnë rrugën në më të sigurtën në botë, për shkak të njerëzve të dehur, bërllokut dhe rrahjeve. Secila pjesë e rrugës është e pajisur me pajisje të mençura, ashtu që edhe dritat e rrugës janë të pajisura me kamera, 64 mikrofona dhe wifi.

Në momentin kur ndonjë pajisje e mençur vëren diçka të dyshimtë, alarmohet policia.

Plani i ardhshëm që diku në pranverë në rrugë të përhapet edhe një aromë relaksuese e portokallit, për të qetësuar kalimtarët dhe për të ulur numrin e rrahjeve.

Por, në tentim që rruga të bëhet më e sigurta, pajisjet e mençura mbledhin të gjitha të dhënat e atyre që kanë kaluar në këtë rrugë.

“Nuk ka vend për panik”, thotë Peter van de Crommert, i cili është përfshirë në këtë projekt dhe shton se cak i eksperimentit nuk janë individët, por grupet.

Rast i ngjashëm është edhe qyteti në lindje të Holandës, Enschede. Aty të gjithë përcillen përmes sensorëve dhe mobilave. Vendësit nuk janë të lumtur me këtë ide, pasi përcillet çdo hap i tyre ngado që shkojnë, në rrugë, shkollë, punë.

Por, zyrtarët e qytetit thonë se epërsitë e qyteteve të mençura janë të paçmuara. Thonë se nuk bëhet fjalë vetëm për dënime, por edhe për sjellje të mirë. Nëse qytetarët ecin, përdorin biçikletat ose përdorin transportin publik për një ditë, autoritetet i shpërblejnë me një ditë parking falas.

Të dhënat për lëvizje dhe të dhënat e personave në shumicën e rasteve i mbledhin kompanitë, të cilat janë pronarë të pajisjeve.

Kompania CityTec, e cila menaxhon 2000 parqe, 30.000 semaforë dhe mbi 500.000 drita rruge në gjithë Holandën, refuzon të ndajë të dhënat që mbledh përmes sensorëve të vet nëpër rrugë. Ajo në këtë mënyrë dikton lojën dhe askush nuk e di se për çfarë përdoren të dhënat e grumbulluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat