Senatorja habit të gjithë me stilin e veçantë të flokëve - Bota Sot
Senatorja habit të gjithë me stilin e veçantë të flokëve

Ndryshe

E hënë, 22 tetor 2018

Senatorja habit të gjithë me stilin e veçantë të flokëve

Më: 5 mars 2018 Në ora: 10:10
Valentina Petrenko

Nga larg mund të duket se ka në kokë një kapelë kualitative, të punuar në Evropën Lindore. Por, këto janë flokët e vërteta të senatores ruse, që janë edhe shumë të veçanta.

Valentina Petrenko e përfaqëson Republikën e Khakassias, në senatin e Rusisë, 

Për shkak të dukjes që ka 62-vjeçarja, magazinat e kanë quajtur atë si “personazh negativ i filmave”.

Image

“Ka diçka tërësisht të ligë në stilin e saj. Ai qëndrim i ftohtë dhe i ashpër. Shije të përkryer për veshjet. Prapavijë sovjetike” thuhet në një artikull. Për të është thënë se nuk mbanë ndonjë mace në prehër, por një tufë flokësh ngjyrë kafe në kokë.

“Senatorja ruse ka flokë të mahnitshëm dhe duhet t’i shihni të gjithë” si dhe “a e ka kontrolluar dikush atë për helm flokësh apo pajisje përgjimi” ishin dy nga komentet e shumta nga rrjetet sociale.

Por senatorja ka hedhur poshtë pretendimet, si dhe habinë që shprehën shikuesit. “Jam lodhur nga pyetjet e tepërta. I kam shumë të dredhura dhe i ngrij me disa krehër, kjo është e tëra” është përgjigjur shkurt Petrenko.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test