Për herë të parë një grua në krye të flotës luftarake

Ndryshe

Për herë të parë një grua në krye të flotës luftarake

Më: 6 mars 2018 Në ora: 13:12
Vajza

Marina japoneze njoftoi sot se ka emëruar për herë të parë një grua për të drejtuar një flotë luftanijesh, mes të cilave edhe më e madhja e ndërtuar nga japonezët pas Luftës së Dytë Botërore.

Ryoko Azuma, 44 vjeçe, do të jetë në krye të një flotë të përbërë nga katër luftanije dhe do të ketë 1 000 anëtarë të ekuipazhit nën komandën e saj.

“Kjo është hera e parë që një grua emërohet në këtë post”, njoftoi një zëdhënës i Forcave Detare japoneze të Vetëmbrojtjes.

“Por, ajo nuk është zgjedhur sepse është një grua”, theksoi ai.

Mes anijeve që janë nën komandën e saj, gjendet edhe helikoptermbajtësja “Izumo”, më anija më e madhe e prodhuar ndonjëherë nga Japonia që prej Luftës së Dytë Botërore.

Rreth 14 000 gra shërbejnë aktualisht në Forcat e Vetëmbrojtjes (emri i ushtrisë japoneze), ose vetëm 6% i efektivit të saj.

Japonia është pas në raport me vendet e tjera të zhvilluara për çështjen e barazisë mes burrave dhe grave.

Në jetën politike, ato përfaqësohen vetëm nga 47 deputete në 465 që ka Dhoma e Ulët e Parlamentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat