Kishte 132 vite në det, gjendet mesazhi më i vjetër në shishe

Ndryshe

Kishte 132 vite në det, gjendet mesazhi më i vjetër në shishe

Më: 7 mars 2018 Në ora: 10:55
Ilustrim

Në Perth të Australisë është gjetur mesazhi më i vjetër i njohur në shishe, pothuajse 132 vite pasi ajo ishte hedhur në det. Shishja është gjetur nga një familje në këtë vend.

Mediat e huaja shkruajnë se Tonia Illman kishte gjetur shishen, teksa kishte dalë për një shëtitje përgjatë dunave të rërës në një plazh në Australinë perëndimore.

Ndërkohë bashkëshorti i saj ka thënë për BBC se e kishte gjetur letrën në shishe, por që nuk ia kishte idenë se çfarë ishte ajo. Çifti më pas ka shkuar në shtëpi, e kanë tharë atë në mikrovalë dhe më pas e kanë lexuar.

Ekspertët kanë konfirmuar se është një mesazh autentik nga një anije gjermane. BBC shkruan se shënimi në shishe, që mbante datën 12 qershor 1886, ishte hedhur nga anija gjermane “Paula”, si pjesë e një eksperimenti në oqean dhe trajektoreve të lundrimit nga ana e Observatorit Detar të Gjermanisë.

Gjithashtu kujtojmë se më herët, rekordi botëror “Guinness” për mesazhin më të vjetër në shishe ishte 108-vjeçar. Familja Illman kishte kontaktuar me ekspertë vendas për të verifikuar moshën e shishes dhe, pas kontakteve edhe me zyrtarë gjermanë ishte konfirmuar gjithçka.

Me mijëra shishe janë hedhur në det gjatë eksperimentit 69-vjeçar të Gjermanisë. Familja Illman ia ka huazuar zbulimin e saj Muzeut Perëndimor australian, për dy vitet e ardhshme, e ai do të ekspozohet duke filluar nga e mërkura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat