2 vjeçari bllokon Iphonin për 47 vjet

Ndryshe

2 vjeçari bllokon Iphonin për 47 vjet

Më: 7 mars 2018 Në ora: 14:20
Ilustrim

Një vogëlush dy vjeçar në Shangai ka bllokuar telefonin celular të nënës së tij, pasi po luante me të dhe ka vënë vazhdimisht kodin e gabuar, duke e lënë të kyçur për 25 milion minuta, ose 47 vjet. Sipas mediave të huaja, incidenti ndodhi në Janar, pasi nëna i kishte lënë fëmijës iPhone-in e saj në mënyrë që ai të shikonte video edukative.

Ajo u kthye në shtëpi dhe kur kontrolloi telefonin, pa që ishte bllokuar për 25 milion minuta, pasi 2 vjeçari kishte shtypur telefonin në mënyrë të përsëritur, kur i ishte kërkuar kodi. Sa herë që ai shtypte numrat e gabuar, telefoni bllokohej për një periudhë kohore duke e bërë atë të papërdorshëm për plot 47 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat