Shokohen banorët, gjejnë 27 palë duar të prera - Bota Sot
Shokohen banorët, gjejnë 27 palë duar të prera

Ndryshe

Shokohen banorët, gjejnë 27 palë duar të prera

Më: 8 mars 2018 Në ora: 19:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Banorët e një zone të largët në lindjen ruse janë tronditur kur kanë zbuluar një qese me 27 palë duar të shkëputura njerëzore. Gjetja tronditëse u bë afër qytetit të Khabarovskit në Siberi, pranë kufirit me Kinën.

Një banor lokal gjeti një dorë të shtrirë në bregun e lumit, duke çuar që oferët e policisë të zbulojnë një qese me shumë duar.

Duart u gjetën pranë një vendi të peshkimit popullor, por përkundër kësaj vendasit thanë se nuk kishin parë ndonjë dyshim.

Autoritetet kanë analizuar gjurmët e gishtërinjve të duarve.

Një teori e tmerrshme është se duart mund të ishin prerë si dënim për vjedhje.

Një tjetër është se duart u ndanë nga trupat e vdekur në një spital - por është e paqartë pse kjo mund të ketë ndodhur.

Ka edhe një teori të tretë ku besohet se kufomave u janë prerë duart në mënyrë që të mos identifikoheshin trupat e tyre.

Mediat vendase njoftuan se pranë eshtrave u gjetën mbetje mjekësore dhe veshjet plastike të stilit të spitalit.

"Është një pamje e turbullt", tha një burim lokal. Policia ka refuzuar të komentojë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test