Gjyshet e ngecura në bregun e detit, nuk ndalojnë së qeshuri derisa goditen nga valët - Bota Sot
Gjyshet e ngecura në bregun e detit, nuk ndalojnë së qeshuri derisa goditen nga valët

Ndryshe

Gjyshet e ngecura në bregun e detit, nuk ndalojnë së qeshuri derisa goditen nga valët

Më: 8 mars 2018 Në ora: 23:59
Romi Nunez, që po pushonte në atë plazh të Miramar në Argjentinë, filmoi skenën qesharake

Pas notit dhe freskimit në ujë, dy gra të moshuara e patën të pamundur të dalin nga uji, pasi ngecën në rërën e bregut të detit. Megjithëse ishin në vështirësi, vetëm qeshnin, derisa goditeshin vazhdimisht nga valët.

Romi Nunez, që po pushonte në atë plazh të Miramar në Argjentinë, filmoi skenën qesharake, ku u përfshinë edhe dy të reja për t’ju dalë në ndihmë.

Meqenëse gjyshet nuk ishin në ndonjë rrezik, 24-vjeçarja dhe të pranishmit tjerë vetëm qeshën me rastin, por jo të gjithë po mendojnë njëjtë.

“Kështu vepron rinia sot, kur dy plaka ngecin në rërë. Fillimisht largojini, pastaj qeshni” ka qenë një prej komenteve negative. Me rëndësi është që ato dolën, ndërsa gjithçka kaloi përfundoi pa problem. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test