Kalimtarët e habitur me shqiponjën që shqyente një pëllumb në mes të qytetit

Ndryshe

Kalimtarët e habitur me shqiponjën që shqyente një pëllumb në mes të qytetit

Më: 19 mars 2018 Në ora: 08:57
“Vetëm në televizion kisha parë shqiponja, më dukej e pabesueshme që e kisha një përballë”, ka thënë Olivar.

Jose Olivar e ka filmuar momentin dramatik kur shqiponja po e shqyente një pëllumb, në pjesën më të frekuentuar të Manhattanit të Nju Jorkut.

Në këtë zonë, jetojnë 15 lloje grabitqarësh që zakonisht hanë minj dhe gjarpërinj të vegjël, por nuk ishte parë ndonjëherë një skenë e tillë.

“Vetëm në televizion kisha parë shqiponja, më dukej e pabesueshme që e kisha një përballë”, ka thënë Olivar.

Së bashku me kalimtarët tjerë, ai mbeti i habitur me shqiponjën që e mbante me kthetrat e fuqishme prenë dhe e shqyente me sqep.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat