Policët britanikë filmohen duke u argëtuar në parkun e lodrave sa ishin në orar të punës

Ndryshe

Policët britanikë filmohen duke u argëtuar në parkun e lodrave sa ishin në orar të punës

Më: 25 prill 2018 Në ora: 14:21
Britani

Duket se dy policë kishin zgjedhur parkun e lodrave të fëmijëve që të argëtohen, në vend se t’i vihen pas kriminelëve.

Ata janë filmuar duke rrëshqitur në tobogan të parkut në Holloway në pjesën veriore të Londrës.

Videoja është filmuar nga një nënë beqare e cila ka kërkuar nga Daily Mail që të mos zbulohet identiteti i saj.

Gjatë një interviste, ajo ka pranuar se dy policët kishin rrëshqitur në tobogan dhe ishin argëtuar me të gjitha lodrat tjera.

Ata sikur e dinin se nëse dikush i sheh duke bërë gjeste të tilla do të bëhen kryetemë, dhe për këtë arsye para se të rrëshqiste polici në tobogan shikon anash që të sigurohet se nuk është askush.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat