Nuk dinte asgjë nga pokeri por fitoi shumën marramendëse, ja metoda që përdori kjo shkrimtare

Ndryshe

Nuk dinte asgjë nga pokeri por fitoi shumën marramendëse, ja metoda që përdori kjo shkrimtare

Më: 3 maj 2018 Në ora: 21:49
Maria Konnikova

Maria Konnikova, nuk dinte asgjë rreth lojës së poker-it, deri para një viti. Tashmë shkrimtarja njujorkeze, ka fituar më tepër se 95.600 paund në këtë lojë. Pas suksesit të librit të saj të parë, ajo vendosi që libri tjetër të ishte vetëm për çështjen e fatit. Ajo u shpreh për “The Independent”, se gjatë kësaj kohe kishte arritur të bënte dallimin mes fatit dhe aftësive.

E gjitha nisi pasi një shoqja e saj i sugjeroi të lexonte librat e John Von Neumann, ku shfaqej dëshira e tij për të zgjidhur misteret e pokeri-t. Duke u mbështetur te teoria e Neuman, se pokeri është një metaforë për jetën, ajo vendosi që të provonte fatin në këtë lojë. Ajo vendosi të shkëputej nga jeta e saj prej shkrimtareje, dhe kështu mori leksione nga Erik Seide, i cili mendohet të jetë një prej lojtarëve më të mirë të pokerit në botë.

Fillimisht eksperienca e saj me pokerin, shkoi aq mirë sa i përshtatej një fillestareje. Fillimisht ajo tregon se u ndje e friksuar, por më pas gjërat shkuan siç do dëshironte dhe pak nga pak filloi t’ia merrte dorën. Ajo madje vendosi të merrte pjesë në një kampionat pokeri në Monte Carlo ku doli e dyta. Ajo është shprehur se pokeri do të zërë një vend të rëndësishëm në jetën e saj por nuk do heqë dorë nga karriera profesionale. Ajo sugjeron që e gjitha është e fshehur në psikologjinë e njeriut, dhe nëse përkushtohen, të gjithë mund të fitojnë mirë në poker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat