Zbulohet pema më e vjetër në Evropë

Ndryshe

Zbulohet pema më e vjetër në Evropë

Më: 28 maj 2018 Në ora: 18:13
Pema

Pavarësisht se është 1.230-vjeçare, shkencëtarët thonë se pema është duke u rritur.

Studiuesit kanë pagëzuar pemën më të vjetër në Evropë si ‘Italus’, pasi ajo gjendet në Itali.

Ata thonë se po studiojnë rritjen e saj pavarësisht nëpërmjet ndryshimeve klimatike, gjë e cila do t’i ndihmojë ata që të kuptojnë më mirë se si pyjet iu përgjigjen ndryshimeve moderne klimatike.

Sipas revistës Ecology, Italus është rritur në Italinë Jugore në vitin 789 AD, në kohën kur vikingët zbarkuan në brigjet angleze për herë të parë.

Pema është zbuluar nga studiuesit nga Universiteti Tuscia, të cilët po kryenin një anketë në kuadër të Parkut Nacional Pollino në jug të Italisë.

Italus u ka mbijetuar një numri të madh të gjendjeve të ndryshme klimatike në mileniumin e fundit, përfshirë edhe periudhën e ftohtë Medieval dhe temperaturave të nxehta.

Më herët, pema më e vjetër në Evropë ka qenë ajo në Greqinë veriore - 1,075-vjeç.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat