Pamjet që kanë shokuar Serbinë, i riu ndalë veturën dhe nokauton të moshuarin në biçikletë

Ndryshe

Pamjet që kanë shokuar Serbinë, i riu ndalë veturën dhe nokauton të moshuarin në biçikletë

Më: 30 maj 2018 Në ora: 23:54
Pamje nga video

Një video që është filmuar nga kamerat e sigurisë në Stara Pazova të Serbisë dhe është publikuar në internet, ka shokuar opinionin.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Marko Stefanoviq, i cili në ato momente po ngiste veturën e tipit BMW, dhe pa ndonjë paralajmërim ndalet para një 73-vjeçari të identifikuar si Misha Oçovaj që po shëtiste me biçikletë, të cilin e grushton dhe e rrëzon pa vetëdije në tokë.

Pasi që e kuptoi se videoja e këtij sulmi është publikuar në internet, sulmuesi është munduar të arsyetohet duke thënë se ka vepruar në afekt dhe se i vjen shumë keq.

“E dashura më ka tregoi se po e ngacmonte derisa po vraponte. Ajo madje pranoi se po e quan kurvë dhe nuk mund të ndalte lotët. Kam qenë shumë i nervozuar, u futa në veturë dhe u nisa për në vendin e ngjarjes”, ka shtuar sulmuesi.

Megjithatë, edhe pse e kishte nokautuar duke e rrëzuar në tokë pa vetëdije, ai menjëherë i kishte telefonuar autoambulancës dhe ishte dorëzuar në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat