Shtetet më të mira në botë për një balancim të jetës personale dhe asaj profesionale

Ndryshe

Shtetet më të mira në botë për një balancim të jetës personale dhe asaj profesionale

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 16:56
Ilustrim

Shpërngulja në një shtet të ri zakonisht nënkupton të mësoheni me një mënyrë të re të jetesës – si brenda, ashtu edhe jashtë punës.

InterNations, rrjeti më i madh në botë për personat e riatdhesuar, ka përpiluar një listë me shtetet më të mira në botë sa i përket balancimit të duhur të jetës personale dhe profesionale.

Kjo listë është përpiluar duke u bazuar në intervistat me rreth 13,000 persona të riatdhesuar që jetojnë në 188 regjione të ndryshme.

Paraprakisht vlen të ceket se kompania ka zbuluar që personat më të lumtur në botë jo domosdoshmërish punojnë më pak orë gjatë ditës apo javës – por për ta ka rëndësi kualiteti i jetës që e bëjnë jashtë vendit të punës.

5: Zelanda e Re – 42.3 orë në javë punë.
Shumica e njerëzve shpërngulen në Zelandë të Re për një kualitet më të mirë të jetës, e jo për vende më të mira të punës.

Përndryshe, Zelanda e Re njihet si një vend mjaft i shoqërueshëm.

4: Republika Çeke – 44.9 orë në javë punë. 
Në këtë listë, në Republikën Çeke duket se qytetarët punojnë më së shumti. Por, pavarësisht kësaj, qytetarët e Republikës Çeke duket se e shijojnë kualitetin e jetës.

Siç tregojnë punëtorët e kësaj republike, shumica e punëdhënësve ofrojnë përfitime për punëtorët, duke përfshirë më shumë ditë pushimi, etj.

3: Norvegjia – 42.9 orë në javë punë.
Një britanik i ka përshkruar vendet e punës në Norvegji si shumë të përshtatshme për t’u shoqëruar.

Sidoqoftë, shumë të intervistuar në këtë shtet të Evropës veriore kanë thënë se të ardhurat e tyre nuk mbulojnë çdo gjë për çka kanë nevojë në jetën e përditshme.

2: Bahraini – 42.9 orë punë në javë. 
Shumica e të intervistuarve e kanë përshkruar veten të kënaqur me punën dhe jetën në Bahrain.

Në fakt, një nga ta ka thënë: “Në këtë vend gjithmonë mund të gjeni kohë për t’u relaksuar pas një dite me punë të lodhshme”.

1: Danimarka – 39.7 orë punë në javë.
Nga e gjithë lista, në Danimarkë qytetarët punojnë më së paku.

Të gjithë të intervistuarit që janë shpërngulur në Danimarkë e kanë përshkruar Danimarkën si vend të përsosur për të pasur një balancim të mirë mes jetës profesionale dhe asaj personale.

Gjatë hulumtimit, InterNations ka zbuluar se balancimin më të keq të jetës profesionale dhe personale e kanë Hong Kongu, Greqia, Italia, Kuwaiti dhe Japonia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat