Rekord i ri “Guinness”, 2.500 gra zhvishen në plazh për bamirësi - Bota Sot
Rekord i ri “Guinness”, 2.500 gra zhvishen në plazh për bamirësi

Ndryshe

E hënë, 15 tetor 2018

Rekord i ri “Guinness”, 2.500 gra zhvishen në plazh për bamirësi

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 10:37
Plazhi i Magheramores, në jug të qytetit Wicklow, ishte vendi “mikpritës” i shfaqjes vetëm për femra mëngjesin e së shtunës.

Më shumë se 2.500 gra janë zhveshur në një plazh të Republikës së Irlandës për të thyer kështu rekordin botëror për larjen pa rroba në det.

Plazhi i Magheramores, në jug të qytetit Wicklow, ishte vendi “mikpritës” i shfaqjes vetëm për femra mëngjesin e së shtunës.

Përpjekjet e plot 2.505 grave vendosën kështu një rekord të ri “Guinness”, duke thyer atë që ishte vendosur në vitin 2015, kur plot 786 vetë hoqën rrobat në “South Beach” të Perthit në Australi.

Shfaqja shënoi gjithashtu vitin e gjashtë të notimit pa rroba me qëllime bamirësie, një nismë e Deirdree Featherstone, kur kjo e fundit po i nënshtrohej një trajtimi kundër kancerit të gjirit.

Më shumë se 150 mijë euro janë grumbulluar deri më sot për fëmijët që vuajnë nga kanceri, ndërsa fondet e mbledhura nga shfaqja e së shtunës shkuan për “Aoibheann’s Pink Tie”, një organizatë bamirëse për fëmijët me kancer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test