Këto gjëegjëza janë krijuar për fëmijë, por të rriturit nuk arrijnë dot t’i zgjidhin - Bota Sot
Këto gjëegjëza janë krijuar për fëmijë, por të rriturit nuk arrijnë dot t’i zgjidhin

Ndryshe

Këto gjëegjëza janë krijuar për fëmijë, por të rriturit nuk arrijnë dot t’i zgjidhin

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 00:44
Foto ilustrim

Këto gjeagjëza janë krijuar për fëmijë , por të rriturit duket sikur nuk arrijnë dot t’i zgjidhin.

I gjeni dot përgjigjet e sakta? Përgjigjet i keni në fund. 

1. Jam e lehtë si pendë, por as njeriu më i fuqishëm nuk mund të më mbajë më gjatë se 5 minuta.

2. Zotëri Ramadani ka dy fëmijë. Nëse më i madhi është djalë, sa janë gjasat që edhe fëmiu tjetër të jetë djalë?

3. Nëna e Stejsit ka pasur katër fëmijë. I parë është quajtur Prill, i dyti Maj, i treti Qershor. Si quhet fëmiu i katërt?

4. Çfarë zmadhohet, por asnjëherë nuk zvogëlohet?

5. E hidhni pjesën e jashtme, dhe e pregaditni brendinë. Pastaj e hani pjesën e jashtme dhe e hidhni brendinë. Çfarë keni ngrënë?

6. Çfarë udhëton nëpër botë, por mbetet në një vend?

7. Jam e lartë kur jam e re dhe e shkurtër kur jam e vjetër. Kush jam unë?

8. Një vozitës autobusi ka kaluar shenjën Stop pa u ndalur, ka kthyer majtas aty ku ka qenë e ndaluar kthesa majtas dhe ka kaluar në kahjen e gabuar në një rrugë njëkahëshe. Ai nuk ka thyer asnjë rregull. Pse?

9. Çfarë u përket juve, por të tjerët e përdorin më tepër se ju?

Përgjigje:

1. Fryma

2. 50%

3. Stejsi

4. Mosha

5. Misri

6. Pulla postale

7. Qiriu

8. Ai ka ecur

9. Numri i telefonit

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...