Zbuloni nëse edhe ju keni një ‘kriminel’ të vogël brenda vetës - Bota Sot
Zbuloni nëse edhe ju keni një ‘kriminel’ të vogël brenda vetës

Ndryshe

Zbuloni nëse edhe ju keni një ‘kriminel’ të vogël brenda vetës

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Shikoni filma në mënyrë të paligjshme? Paguani të holla në dorë që të mos paguani taksa? Shkarkoni muzikë ilegalisht? Nuk jeni të vetmit!

Një sondazh i ri në Britani tregon se tre nga katër britanezë kanë bërë kundërvajtje ose siç është quajtur ndryshe “mikro-krime”.

Ju nuk e keni menduar asnjëherë veten si kriminel më parë, sepse kur përmendim krimin, gjithmonë mendja shkon tek vrasja ose vjedhja, por kjo mund të ndryshojë pasi ta lexoni këtë.

Rreth 74% e të anketuarve në një anketë nga YouGov, pranuan se të paktën njëherë kanë kryer të ashtuquajturën mikro-krim, transmeton lajmi.net

Sipas sondazhit, këto janë krimet më të shpeshta të vogla që kemi kryer:

Kemi paguar ose jemi paguar në dorë, për të mos paguar tatim.

Kemi shikuar programe televizive, filma ose muzikë në mënyrë të jashtëligjshme.

Kemi shkarkuar filma ose muzikë në mënyrë të paligjshme.

Nuk kemi paguar ndonjëherë transportin publik.

Keni gënyjer në lidhje me moshën, për të përfituar ndonjë marrëveshje.

Keni marrë qese plastike në supermarket, pa e paguar atë.

Kemi gënjyer për moshën e fëmijëve, për të përfituar diçka.

Kemi “provuar” fruta të ndryshme në dyqan dhe nuk i kemi paguar.

Kemi shitur produkte personale, në kundërshtim me çmimet reale.

Sondazhi gjithashtu ka gjetur se njerëzit e shkallës së mesme kanë më shumë gjasa të kenë kryer mikro-krime dhe gjithashtu burrat prijnë para grave në këtë listë.

Dhe gjithashtu këto “mikro-krime”, ishin më të pranishme tek njerëzit më të vjetër, sesa tek të rinjtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test