Dashuria fiton edhe mbi vdekjen, i moshuari del buzë detit me foton e gruas që nuk është më

Ndryshe

Dashuria fiton edhe mbi vdekjen, i moshuari del buzë detit me foton e gruas që nuk është më

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 18:57
Giorgio Moffa

Ka disa ditë që është shfaqur përgjatë bregdetit të Gaetës, në Latina të Italisë dhe ulet gjithnjë aty, në të njëjtin vend.

Pranë vetes ka gjithnjë foton e gruas së tij, e cila nuk është më në këtë botë.

Bashkë, për orë të tëra shohin detin, atë det i cili i ka parë bashkë të lumtur dhe të dashuruar.

Kush e di për sa kohë do kenë admiruar së bashku ato valë dhe atë horizont, gjithnjë të ulur aty, gjatë lidhjes së tyre.

Por ja që, i moshuari, nga 'rituali' i tij nuk heq dorë. Burri në fakt, është fiksuar në një foto të publikuar në Facebook, duke u kthyer kështu në pak kohë, simbol i dashurisë që fiton edhe mbi vdekjen.

'Ka ditë që vjen,- shkruan në postim autori i fotos, Giorgio Moffa, i cili vazhdon: "Nuk e njoh këtë njeri të mrekullueshëm, di vetëm që ajo e tij, ka qenë me siguri një dashuri e madhe.

E kam parë të qajë dhe besoj se burra të tillë nuk lindin më. Një përqafim të fortë mik i dashur. Je një njeri i madh!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat