Breshka "aliene", gjendet krijesa e rrallë

Ndryshe

Breshka "aliene", gjendet krijesa e rrallë

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 19:47
Breshka "aliene"

Kjo krijesë e cilësuar si breshka "aliene" është gjendur në lumin Garda në Itali. Specia quhet “Pelodiscus sinensis” dhe është tepër e rrallë.

Në Itali ajo nuk ka habitatin e saj por studiuesit thonë se me shumë mundësi dikush mund ta ketë sjellë nga Kina, Vietnami apo Taivani ku kjo breshkë mund të gjendet.

Ajo që e bën të veçantë dhe të duket si “aliene” është hunda e saj e gjatë dhe sytë e ndritshëm.

Breshka u dorëzua në parkun e Bussolengo në Verona ku do t’i nënshtrohet analizave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat