Aksident në urë, ja çfarë i ndodh kamionit

Ndryshe

Aksident në urë, ja çfarë i ndodh kamionit

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 07:16
Pamje nga video

Një kamion për pak sa nuk ka përfunduar në lumë, pasi doli nga ura. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në urën "JD Young", e cila përshkon lumin Manatee në Florida.

Për shkak të këtij incidenti ura u bllokua, ndërsa autoritetet thanë se  nuk pati persona të lënduar.

Siç shihet dhe në këto pamje kabina e kamionit qëndronte e varur në urë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërriti një tjetër kamion që bëri të mundur tërheqjen e tij. Shkaku i rrëzimi mbetet ende i paqartë, ndërsa vazhdojnë hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat