Emocionuese, po aq dhe e bukur: Babai bën tri punë për të surprizuar vajzën

Ndryshe

Emocionuese, po aq dhe e bukur: Babai bën tri punë për të surprizuar vajzën

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 14:35
Pamje nga video

Një baba nga Pensilvania i cili punonte në tri punë të ndryshme i tha vajzës së tij se nuk mund ta përballonte veshjen që ajo donte për festën e përfundimit të klasës së saj të 8-të, por nga ana tjetër ai siguroi paratë dhe ia bëri asaj surprizë.

Nevaeha Smith shkoi për të vizituar babanë e saj në një nga punët e tij dhe kur mbërriti, ai nxori një qese me veshjen që i kishte blerë.

Kur e hap dhe sheh se është fustani që ajo ëndërronte dhe që e donte, ajo kërcen nga gëzimi duke i dhënë atij një përqafim të gjatë dhe fillon të qajë. Ky moment mjaft emocionues është filmuar nga të pranishmit dhe u shpërnda në rrjetet sociale.

Videoja ka grumbulluar mbi një milion shikime dhe ka prekur zemrat e shumë njerëzve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat