Elefanti ia bllokon rrugën shoferit të autobusit, fut hundën në dritare dhe ia vjedh bananet që i kishte brenda

Ndryshe

Elefanti ia bllokon rrugën shoferit të autobusit, fut hundën në dritare dhe ia vjedh bananet që i kishte brenda

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 16:26
Pamje nga video

Shoferi i një autobusi plotë me pasagjerë, nuk e kishte menduar se do të vjen një ditë që rrugën do t’ia bllokoj një elefant gjigant dhe do ta fut hundën brenda dritares për t’ia vjedhur bananet.

Videoja amatore e publikuar më poshtë shfaq momentin kur shoferi i autobusit mundohet ta ndalon elefantit t’i afrohet dhe të fut hundën brenda – por ai nuk e kishte ditur se cak nuk ishte ai por bananet që i kishte brenda.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në një rrugë në Katarangama në Shri Lanka, ku pasagjerët e tmerruar nga frika se mund t’i sulmojë u ngritën në këmbë.

Për fat të mirë gjithçka përfundoi si është më së miri pa pësuar askush ndonjë lëndim – por kuptohet që elefanti mori atë për çfarë kishte “luftuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat