5 vjeçari shkon me zjarrfikëse në ditën e parë të kopshtit për një arsye të trishtë

Ndryshe

5 vjeçari shkon me zjarrfikëse në ditën e parë të kopshtit për një arsye të trishtë

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 18:24
Cooper Brooks

Një djalë pesë vjeçar ka shkuar me një mjet zjarrfikëse në ditën e parë të kopshtit, në kujtim të babait të tij të ndjerë.

Cooper Brooks shkoi në shkollë me një kamion zjarri javën e kaluar së bashku me kolegët e babait të tij në Departamentin e Zjarrfikësve Vullnetar të Shtetit në Tennessee.

Babai i tij, Christopher Brooks, 21 vjeç, u vra tragjikisht në maj pas një aksidenti me motor.

Me ndihmën e kolegëve të Christopher, Cooper, pesë vjeçar, më i madh i tre fëmijëve, shkoi në shkollë me një mjet të tillë, ashtu siç kishte bërë babai i tij kur ishte fëmijë.

Zjarrfikësit Ty Wallace dhe shefi i zjarrit Josh Kemp siguruan që Cooper të realizonin planin në mënyrën siç kishte dashur Christopher.

“Të gjithë ne në stacionin e zjarrit janë si xhaxhallarët e tij. Tani ka një familje shumë të zgjeruar. Ne do të jemi me të për aq kohë sa ai dëshiron që ne të jemi”, tha Kemp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat