Policja heroike i jep gji foshnjës së kequshqyer të dërguar në spital

Ndryshe

Policja heroike i jep gji foshnjës së kequshqyer të dërguar në spital

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 23:04
Celeste Ayala

Një oficere e Policisë së Argjentinës, ka bërë një akt heroik, pasi i ka dhënë gji një foshnje të kequshqyer, e cila ishte sjell në një spital në të cilin ajo po kryente detyrën.

Celeste Ayala po punonte në spitalin e fëmijëve të Sor Maria Ludovica në Buenos Aires, kur foshnja u soll në spital duke qarë përplot dëshpërim.

Ajo i kërkoi leje mjekëve për ta mbajtur dhe ushqyer atë sepse fëmija ishte i uritur ndërsa stafi i spitalit gjendej i mbingarkuar me punë.

Pasi iu dha leja Ayala filloi të ushqente foshnjes, që ndaloi menjëherë së qari.

“Vura re se ishte i uritur sepse fuste dorën në gojën e tij, kështu që kërkova ta përqafoja dhe ta ushqeja”, tha policja për mediat lokale.

“Ishte moment i trishtueshëm, mu thye zemra duke e parë të qante. Shoqëria duhet të jetë e ndjeshme ndaj çështjeve që prekin fëmijët, nuk mund të vazhdojë të ndodhë”.

Sipas medias lokale, fëmija është vëllai më i vogël i gjashtë vëllezërve, shkruan Jornalfloripa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat