Vritet Ariu në Rumani, tentojë të hyjë në oborrin e shkollës

Ndryshe

Vritet Ariu në Rumani, tentojë të hyjë në oborrin e shkollës

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 11:39
Ariu

Gjuetarët e Rumanisë kanë shtënë për vdekje të martën një ari të kaftë, pasi i njëjti kishte hyrë në oborrin e shkollës së mesme në Miercurea Ciuc, qytet qendror në Rumani.

Policia lokale ka njoftuar mediat atje se ariu kishte hyrë dhe kishte vrarë një patë dhe pastaj kishte ngjitur një rrethojën për të hyrë në shkollë, e cila fatmirësisht ishte e thatë për shkak të pushimeve verore.

"Ariu mbyti një patë pushojë disa herë dhe pastaj nuk kishim se sit ë largonim atë”, ishte arsyetimi i Policisë për agjencinë e lajmeve Mediafax.

Sipas Policisë nuk pati asnjë mundësi për të larguar ariun e cilësuar si të rrezikshëm, përvec se të vrasin atë.

Incidenti ndodhi një ditë pasi dy punëtorë të kopshtit zoologjik u sulmuan nga një ari në një qytet  të afërt,  në Brasov, pasi ata kishin hyrë në një kafaz në një kopsht zoologjik për të pastruar atë.

Autoritetet lokale thanë se rojet nuk kishin respektuar procedurat e sigurisë dhe duhet të kishin evakuuar kafshët para se të hynin në kafaz.

Besohet të ketë më shumë se 6,000 arinj në Rumani dhe vazhdimisht raportohet për sulme prej tyre. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat