Vuan nga një sëmundje e rrallë, njerëzit e quajnë Zot

Ndryshe

Vuan nga një sëmundje e rrallë, njerëzit e quajnë Zot

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 17:47
Bharat Tiwari

Një prift në Indi vuan nga një sëmundje e rrallë që i ka deformuar trupin.

Bharat Tiwari, nga Madhya Pradesh, shihet si Zot nga banorët e fshatit të tij.

“Unë besoj në Zot dhe e di që çrregullimi im është dhuratë e tij, prandaj nuk duhet të dëshpërohem. Nuk jam i trishtuar. Askush nuk tallet me mua, por tregohen të mirë. Më respektojnë të gjithë”, tha ai.

Bharat thotë se gjendja e tij fizike nuk e pengon aspak për punët e përditshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat