Mbledhë para për transplantimin e veshkës, duke shitur buzëqeshje

Ndryshe

Mbledhë para për transplantimin e veshkës, duke shitur buzëqeshje

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 09:21
Pamje nga video

Zhu Ya që ka gjendej të rëndë shëndetësore, po shet buzëqeshje pranë një stacioni metroje në Chongching të Kinës, për të mbledhur para që të transplantojë veshkën.

Pranë tabelës që tregon diagnozën e saj dhe dhjetëra qeseve nga tretmanët e dializës, 26-vjeçarja në karrocë mbanë një tullumbace dhe vizatimet e fytyrave të qeshura.

Ish-mësuesja e artit, ka thënë se kjo është e vetmja formë për të mbledhur mjetet e domosdoshme, për operimin që kushton rreth 60 mijë euro. Meqenëse shteti ia paguan vetëm 20 deri në 30 për qind të çmimit të përgjithshëm për transplantim, ajo duhet të gjejë metoda alternative për të paguar shumën e përgjithshme.

“Para se të sëmuresha, kam qeshur shumë. Kjo duket se më ka mbajtur në jetë. Do vazhdoj të qeshë dhe vetëm kështu do e mposhti sëmundjen” ka thënë Ya.

E diplomuara në Universitetin e Shangait në degën e artit, tregon përmes një ueb-faqeje vizatimet që i bën, ku edhe pranon ofertat për portrete, të cilat i dërgon më pas me postë.

“Nëna ime ka bërë shumë për mua, nuk do ta lë poshtë. E bëj këtë për të ëmën dhe bashkëshortin që më duan shumë, e veçanërisht për vetën. Askush nuk do ma largojë buzëqeshjen” ka thënë Y edhe pse me lot në sy.

Filmimi i postuar më poshtë, tregon njerëzit e prekur me kërkesën e saj për ndihmë, të cilët thonë se ajo është në nevojë, kur pyeten nga një gazetarë se mos po dyshojnë nëse është duke gënjyer. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat